Alda Klosi me kunatin e ri të Ben Ahmetajt
Topat me euro të fshehura nga korrupsioni me koncensione, si e ndau vëllain e Ceno Klosit. Udhëtime me Tigrin?
Nuk ka më dyshime se paratë që pastruesja hajdute Rozeta Dobit me të birin Havier Dobit vodhi në shtëpinë e Alda Klosit, janë para korrupsioni të vetë Aldës, e cila ka qenë shefe e kabinetit të Arben Ahmetajt kur ishte ministër i Financave. Të gjitha alibitë e saj për fatëkeqësi, për xhaxhain e sëmurë etj., u rrëzuan brenda ditës. Nga ana tjetër, vetë pastruesja hajdute ka pohuar se të gjitha paratë që i ka gjetur policia, rreth 500 mijë euro dhe florinj, i ka vjedhur në shtëpinë e Alda Klosit. Alda Klosi ka qenë e besuara e Arben Ahmetajt në aferat korruptive në Ministrinë e Financave.
Klosi ka mbajtur edhe pozicionin e drejtoreshës së koncensioneve. Klosi, siç e tregon kjo foto, ka njohje edhe me kunatin e ri të Arben Ahmetajt, vëllain e bashkëjetueses aktuale, Erjola Hoxha, të cilës Klodian Zoto i inceneratorëve i ka paguar akomodimin në hotele me 5 yje, bashkë me Tigrin.
Zoto i ka paguar udhëtimet edhe gruas në letra të Tigrit, Albina Mançka. Alda Klosi ka njohje gjithashtu edhe me të besuarat e tjera të Arben Ahmetajt, si me Alba Çaroshin dhe Zhanina Dapin, por edhe me të dashurën aktuale Erjola Hoxhës, të cilave BKH-ja duhet t’u kontrollojë banesat.
Ka pak gjasa që Alda Klosi të ketë ruajtur në banesë paratë e Arben Ahmetajt, por zonja Klosi dyshohet se ka marrë pjesën e saj në këmbim të firmosjes së aferave korruptive.
Alda Klosi, pas fuqizimit financiar, ishte ndarë nga bashkëshorti, i cili është vëllai i Ceno Klosit, drejtorit të Tatimeve. Vetë Ceno Klosi është djali i tezes së ministres Belinda Balluku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



