E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alegri: I kuqi i Ronaldos na bëri akoma më të vëmendshëm…
Sport

Alegri: I kuqi i Ronaldos na bëri akoma më të vëmendshëm…

Fitorja ishte e rëndësishme, edhe pse erdhi me jo pak vuajtje. Trajneri Masimiliano Alegri, pas fitores së Juves ndaj Valencias, komenton 3-pikët e marra, por edhe episodin e Ronaldos.

alegri

 

“Djemtë luajtën mirë, pasi kishim mundësi shënimi edhe para se Ronaldo të dilte me të kuq, por më pas arritëm të merrnim avantazhin e merituar. Fakti që ishim me një lojtar më pak në fushë, i rriti përqendrimin të gjithëve, dhe për më tepër ndeshja në Champions të jep të tjera emocione. Mund të kishim bërë më mirë, por i kuqi i Ronaldos na ndryshoi pak taktikat. Nuk dua të komentoj vendimin e arbitrit, por them se me VAR, ai do vendoste më mirë për atë situatë. Më vjen keq pasi për të paktën ndeshjen tjetër, humbim një lojtar shumë të rëndësishëm.” – deklaroi Alegri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.