AliBabVeliu, vidh para e bli pushtet!

Juristi i njohur Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook ku komenton sjelljet e kreut të bashkisë Tiranë të cilin e etiketon si AliBabVeliu.

“Vidhu paratë njerëzve që t’u marrësh dhe votën. Bashkë me votën edhe punën, shtëpinë e madje edhe shpirtin!

Vidh para e bli pushtet ».

« Këtë leksion e qan AliBabVeliu ». shkruan Manajni.

Mesazhi

E nisi detyrën me 1 Harabel, por po e bitis me 5D+.

Përmirësim sasior. All inclusive.

Vidhi të tëra që të hajë jo vetëm harabeli por mediat, gazetarët e analistët, patronazhistët, ndërkombëtarët e diplomatët.

Vidhu paratë njerëzve që t’u marrësh dhe votën. Bashkë me votën edhe punën, shtëpinë e madje edhe shpirtin!

Vidh para e bli pushtet.

Këtë leksion e qan AliBabVeliu.

Publikuar nga Publik Media