E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj uron 32 vjetorin e themelimit  : PD nuk duhet kthyer në sulme kundër Perëndimit për interesa personale
Publik News

Alibeaj uron 32 vjetorin e themelimit : PD nuk duhet kthyer në sulme kundër Perëndimit për interesa personale

Enkelejd Alibeaj, deputeti i PD-së, është shfaqur në publik, duke kuruar 32 vjetorin e PD-së.

Pa i përmendur emrin e Berishës, Alibeaj ka thënë se  PD  nuk duhet të përdoret për interesat personale apo të kthehet në një parti kundër perëndimit.

Ndërkohë që sulmom shfaqet dhe në delir, teksa thotë se i takon atij që në emër të PD, në emër të qëndrestarëve, njerëzve që kanë qëndruar dhe i janë bashkuar kauzës së PD-së, të reflektojë.

“32 vite më pas në një atmosferë gëzimi ca momente reflektimi secili nga ne duhet ti bëjë. Më takon mua që në emër të PD, në emër të qëndrestarëve, njerëzve që kanë qëndruar dhe i janë bashkuar kauzës së PD-së. Kam arritur në një kohë kaq të shkurtër të vështirë të këtyre muajve të vitit të fundit më ka çuar tek gjeneza, tek misioni i PD-së atëherë kur lindi. Në fakt 3 kanë qenë misionet kryesore, të cilat mbaj mend dhe jemi ushqyer. I pari PD lindi dhe u krijua si nevojë për një formacion politik që të kthehej drejt Perëndimit. Edhe sot ky është një nga misionet kryesore.

Shpallja e pluralizmit, zgjedhje të lira kthimi nga vlerat e perëndimit dhe të demokracisë, janë vlera që askush nuk mund dhe nuk duhet lejuar që të bëjë negociata. Është kjo një vlerë që e kanë fort në zemër. Kjo ka qenë një nga vlerat, një nga komponentët që e bën një qytetar të Shqipërisë Demokrat. Do mbetemi partia e vlerave anti-komuniste. Jemi njerëz të lirë e ti themi gjërat siç janë, Çdo tradhti,  çdo largim nga këto vlerave është një tradhti ndaj demokratëve dhe PD-së, këtë duhet ta themi fort. Çdo përpjekje për të vendosur interesa personale që deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit për ta kthyer në një repart sulmesh kundër Perëndimit është një moment që duhet ta kthejmë. Duhet të bëjmë sakrificën sublime secili prej nesh. Askush nuk duhet të ndihet i joshur për të bërë negociata me këto vlera. Mendësia komuniste duhet të ishte larguar’- tha Aliebaj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.