Alimhetmeti del hapur kundër Berishës: S’jam dakord si po drejtohet PD
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka dhënë një analizë të drejtpërdrejtë për situatën brenda PD-së dhe protestën e paralajmëruar për datën 17 nëntor. I ftuar në Klan News, ai u shpreh se opozita duhet të ishte angazhuar më herët dhe më fuqishëm në rrugë.
Sipas tij, PD ka pasur arsye të mjaftueshme për të nisur protesta të gjera, ndërsa ritheksoi se qytetarët presin një opozitë shumë më dinamike.
“Protesta duhej të ishte bërë më përpara. Duhej të ishin më energjike, më dinamike, sepse ka shumë arsye për të pasur protestë”, tha Alimehmeti.
Kritika për Berishën, Nokën dhe Bardhin: “Ka shumë hapësira për përmirësim”
I pyetur për mënyrën se si Sali Berisha po drejton PD-në, Alimehmeti u tregua i drejtpërdrejtë:
“Jo, ka shumë hapësira për përmirësim.”
E njëjta përgjigje u përsërit edhe kur u pyet për punën e Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, si dhe atë të drejtuesit të grupit parlamentar, Gazment Bardhi:
“Jo, ka shumë hapësira për përmirësim.”
Deklaratat e tij nënvizuan se brenda PD-së ekziston ende nevoja për ndryshime të thella në të gjitha nivelet e lidershipit, nga drejtimi politik te organizimi i brendshëm.
“Opozita duhet të jetë shumë më aktive”
Në fund të intervistës, Alimehmeti theksoi se opozita shqiptare ka një detyrim historik për t’u bërë më aktive në situatën aktuale politike, ndërsa vuri theksin tek roli i protestave si mekanizëm presioni.
Ai theksoi se presioni qytetar është i domosdoshëm, veçanërisht në një kohë kur vendi, sipas tij, ka nevojë për një opozitë të fortë dhe funksionale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



