E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alizoti sfidon ministrin e Brendshëm: A i thua dot emrat e bosëve të drogës?
Lajme

Alizoti sfidon ministrin e Brendshëm: A i thua dot emrat e bosëve të drogës?

Deputeti i PD-së Tomor Alizoti në fjalën e tij në parlament deklaroi se në Shqipëri ka një projekt të mirëfilltë për të vjedhur shqiptarët.

Alizoti sfidoi ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, që të thotë emrat e disa bosëve të drogës në Shqipëri.

Alizoti tha se nëse Balla thotë emrat e disa trafikantëve apo të grupeve kriminale, atëherë është një burrë zotëri.

Tomor Alizoti: Në Shqipëri ka projekt të mirëfilltë për të vjedhur shqiptarët. Në Meksikë, në Kolumbi, ministrat e Brendshëm thonë me emra se kush bën trafik droge, ndërsa këtu nuk i thonë, një emër bosi të trafikut të lëndëve narkotike ta thonë. Ministri i Brendshëm nuk thotë dot një emër të një bosi droge dhe të tregojë grupet kriminale.

Më thoni kryeministër, ministra, se kush janë bosët e drogës në Shqipëri dhe kush ndërhyn në zgjedhje. Më thoni këtë fjalë, sepse vendi ynë është një shtet, ku po ikin shumë njerëz, sepse këtu e keqja është bërë normalitet.

Sfidoj ministrin e Brendshëm që të thotë emrat e bosëve të drogës së Elbasanit, po i tha është burrë zotëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.