Alizoti tregon pse Shqipëria është në këtë gjendje sot?! Se nuk ka më zotnilerë! Ka xhepistë!
Drejtues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim sot me demokratët e të Gjirokastrës, të shoqëruar nga drejtuesi politik i PD në këtë qark, z. Tritan Shehu.
Z. Tomorr Alizoti mbajti një fjalim në këtë takim krahas z.Oerd Bylykbashi, z. Flamur Noka, z. Ervin Salianji dhe z.Tritan Shehu, ku ndër të tjera tha:
“E vërteta gjithmonë ka kosto. E vërteta gjithmonë kërkon burra, kërkon zonja, kërkon zotnilerë, – nënvizoi ai, – kërkon qëndrestarë, sepse e vërteta përballet me vështirësitë.
Kjo është një parti, e cila duhet të jetë krenare për historinë e saj. Para disa ditësh kishim (aktivitetin) e anëtarësimit në NATO, ku ndava po të njëjtat fjalë, ku më shumë biseda e PD u përqendrua tek firmosja, por ua rikujtova kolegëve që lufta për Perëndimin dhe NATO-n ka filluar që nga Spaçi, që nga Qafa e Barit, që nga internimet, që nga njerëz të famshëm që janë pa varre, pra është një luftë e madhe dhe kjo parti duhet të jetë krenare për këtë histori.
Në thonë prapë “mos e përmend”, por do ta përmend: Kryeministri ka pasur dajallarët e baballarët që vrisnin, spiunonin, persekutonin njerëz, kjo është një parti fisnike. Kjo është një parti që ka prodhuar një model të njeriut zotni! Dhe e dini pse Shqipëria është në këtë gjendje sot?! Se nuk ka më zotnilerë! Ka xhepistë! Ka hajdutër, ka maskarenj!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



