E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori i BE: Palët të vazhdojnë dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuese, të votohet marrëveshja e 5 qershorit
Publik News

Ambasadori i BE: Palët të vazhdojnë dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuese, të votohet marrëveshja e 5 qershorit

Bashkimi Europian ka kërkuar që të vazhdojë dialogu ashtu siç ndodhi edhe me marrëveshjen e 5 qershorit.

Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur se BE e mirëpret marrëveshjen për zgjedhoren ndërmjetësuar nga ndërkobmëtarët dhe pret miratimi sa më shpejt në parlament.

“Ne inkurajojmë palët të vazhdojnë dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuese që u tregua në marrëveshjen e 5 qershori. Ne kemi parë disa propozime shtesë për Kodin Zgjedhor, të cilat nuk janë pjesë e rekomandimit të OSBE/ODIHR. Ne e njohim rolin e parlamentit në lidhje me sistemin zgjedhor”, u shpreh Soreca nga Vlora.

Kujtojmë që ditën e Sotme Soreca ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Në fokus të kësaj bisede kanë qenë investimet dhe ndryshimi i qytetit bregdetar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.