Ambasadorja Kim: Faleminderit Eliot Engel
Pas 32 viteve, Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi në SHBA. Lidhur me largimin e tij ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Ndër diplomatët e huaj engel njihet si miku më i mirë i shqiptarëve për vetë rolin e tij vendimtar për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, bombardimet e NATO-s ndaj serbëve dhe parandalimin e një genocidi në masë.
Kim thotë se Engel ka fituar respektin dhe mirënjohjen e shumë njerëzve në mbarë botën.
“Faleminderit Eliot Engel për një jetë të tërë shërbimi ndaj vendit tonë, përfshirë mbështetjen tuaj për marrëdhëniet e forta Shqipëri-SHBA. Ju keni fituar mirënjohjen, respektin dhe dashurinë e kaq shumë njerëzve në të gjithë botën. Faleminderit”, shprehet ambasadorja Kim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



