Ambasadorja Yuri Kim mesazh për Berishën …
Shpifje dhe vetëm shpifje!”- kështu i ka konsideruar ish-kryeministri Sali Berisha materialet mbi të cilat u bazua Departamenti Amerikan i Shtetit për ta shpallur “non grata”. Gjatë fjalës së tij përballë militantëve në Fier, Berisha sulmoi ambasadoren Yuri Kim, duke theksuar se ‘diplomatja i paska thënë kryedemokratit Basha se ‘Berisha i di që kemi dosje”.
Sipas Berishës, dosjet të krijuara nga raporte që dalin nga zyra e Ramës dhe shoqëria civile janë vetëm shpifje.
“Ambasadorja ka deklaruar para disa ditësh se ‘habitem sesi njerëzit bëjnë të paditurin’. Zonja Ambasadore e ke thënë këtë po ke thënë dhe diçka tjetër. I ke thënëLulzim Bashës se “Berisha e di që ne kemi dosje por ai nuk i beson ato dosje’.
Do ju sqaroj unë ju: Nga e dinë që kanë dosje? DASH ka deklaruar se Sekretari i Shtetit ka marrë vendimin bazuar në raporte të organizatave të shoqërisë civile, të mediave, qeverisë së Edi Ramës, NGO-ve (OJQ-të), raporte antikorrupsion që s’janë publikuar kurrë. Unë nuk kam thënë kurrë që nuk ka dosje, por ato janë të tëra shpifje dhe vetëm shpifje. Ju them me bindje të gjithëve: unë do të futem në Parlament pa asnjë diskutim”, tha Berisha.
E sulmoi nga Fieri , Yuri Kim “çimenton” Berishën pak para mesnate; paralajmërimi i fortë
SHBA e ka shumë seriozisht luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri.”- ky është mesazhi i prerë i kryediplomates amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se dosjet mbi të cilat u bazua SHBA për ta shpallur “non grata”, janë shpifje për minimin e demokracisë në vend dhe si të përfshira në vepra korruptive.
Përmes një reagimi pak para mesnate, Yuri Kim ka “fortifikuar” qëndrimin Amerikan ndaj liderit historik të demokratëve, duke paralajmëruar se SHBA-të do të jenë në Shqipëri, edhe për 30 vitet e ardhshme ose më gjatë; dhe se ato janë “serioze sa i përket korrupsionit, apo përfshirjes së politikanëve të lartë në korrupsion”.
Shtetet e Bashkuara “mbështesin një Shqipëri më të fortë dhe demokratike.”- thekson ndër të tjera Kim.
“Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv. Ndërkohë, mbështesim një Shqipëri më të fortë dhe demokratike. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme,” ka shkruar Kim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



