Amerika, Baftjari dhe shqiptari
Perse na i pret krahet z. Lu?!

Me nje takt prej diplomati te thekur, Guvernatori i Shqiperise me seli ne Rrugen e Elbasanit, u kujdes te na tregonte se ne jemi gjithashtu popull shume servil, plotesisht i bindur se ne nuk do te shokoheshim aspak sapo ta degjonim kete prej tij. Ai e di qe ne e dime cfare jemi, por nuk e kupton -sipas tij- se perse ne nuk qenkerkemi te afte te clirohemi prej politikaneve te korruptuar. Nje shqetesim tjeter i diplomatit amerikan ishte perse shqiptaret e ndjejne te nevojshme qe te jene kaq servile me amerikanet. Ne fakt, secili prej shqiptareve mund te kete arsyet e veta perse eshte aq servil ndaj amerikaneve, por une kam menduar gjithmone se kjo mund te jete pasoje gjenetike dhe historike e shqiptareve. Ata kane shekuj te gjate qe nuk e njohin nocionin liri dhe as qe e perfytyrojne ate. Liria per shqiptaret eshte si banania ne vitet nentedhjete. Nuk e dine as si qerohet as si hahet. Me ato fillime disa e hanin edhe me lekure.
Kam menduar gjithashtu se ky popull e ka legalizuar servilizmin ndaj Amerikes per arsyen e thjeshte se jane plotesisht te bindur se po na shiten ata, ne na grisin ketu ne Ballkan per 24 ore, na e grijne mishin me makine dhe na bejne qofte per te na shitur zgarave me tym te qebabtoreve te Ballkanit. Keto mund te jene arsye te mjaftueshme per nje popull servil dhe plotesisht te shtypur, por gjithesesi, nuk eshte se e furnizojne me nje pergjigje bindese nje diplomat amerikan, aq me teper kur i duhet ta perktheje pergjigjen ne anglisht dhe t’ua dergoje ate bjondeve sylarushe me origjine skoceze e irlandeze ne Departamentin e Shtetit.
Me te gjitha perpjekjet e mia per te qene pesimist, nuk me del asnje llogari qe amerikanet te kene ndonje interes per te hequr dore nga shqiptaret dhe zevendesimi i tyre me serbet apo me greket, sepse infrastruktura historike, kulturore dhe politike per ta ndertuar nje marredhenie te tille eshte plotesisht inekzistente. Ne fakt ata nuk i besojne askujt, madje as atyre qe kur komentojne tek faqa e ambasades ne internet ndjejne te njejten lumturi sikur te kene marre nje vize amerikane apo sikur t’u kete dale llotoja. Sepse ata jane ustallaret dhe shpikesit e pragmatizmit dhe te akullit, ne ruajtjen e interesave.
Une jam ndjere i shkokuar qe perfaqesuesi i Presidentit Trump, vendit mik me te madh te Shqiptareve, te hedhe valle me kasten me te korruptuar dhe me hajdute te shqiptareve dhe njekohesisht te beje propagande per Vetting, lufte kunder trafiqeve, korrupsionit, mafies dhe krimit te organizuar.
Pa dashur aspak te bej sikur une e di se çfare eshte me e mira qe duhet te kishte bere ai, nuk mendoj aspak se ambasadori amerikan kishte te drejte te hardallosej mbreme, dhe te hidhte valle te shemtuara, me kenge shemtuara, me njerez te shemtuar dhe me kasten me te korruptuar dhe me te krimbur politike te Republikes aleate se Mjerimit.
Ai thote gjithmone se zbaton porosite e Uashintonit dhe nuk vepron kurre nga mendja e vet, madje nje jave me pare ia ktheu fjalen edhe kryetarit te sektit te Rilindjes qe e therret me llagapin Don per pekedheli, kur e ftoi ate te flase ne emrin e tij dhe jo ne emrin e Amerikes. Ai thote gjithashtu, se ka nje hapesire te veten qe nuk e dikton Uashintoni ne levizjet e tij diplomatike dhe ne deklaratat qe ben dhe kjo duhet te kete qene nje hapesire brilante ku ai t’u kthente mirenjohjen dhe “borxhet” baftjareve te Shqiperise.
Zoti ambasador, i nderuar shkelqesi!
Ne keto kohera te mjegullta dhe te rrezikshme nepermjet te cilave po rrugetojne fatet e Ballkanit te eger e te pabese, gjeja me e papershtatshme qe mund te beni eshte te investoheni per te denigruar dhe poshteruar imazhin e SHBA-ve ne kete vend. As avokati yne orator qe i plasi zemra duke thene prej pese vitesh se plani i vettingut eshte plan amerikan dhe mafia do te bjere, nuk ka per t’jua falur kete. Ky eshte momenti me i papershtatshem per te ulur popullaritetin e Shtetit tuaj tek vendi i mjeruar aleat ketu ne buze te Adriatikut.
Shkelqesi!
Hardallosja juaj e mbremshme me Baftjaret e ketij vendi te skllaveruar qe rrjedh gjak nga cdo plage, vetem pak ore pasi shqiptaret ishin ngritur per te luftuar minsitrin e droges dhe qeverine e krimit, ka demtuar rende imazhin e vendit tend tek populli mik. Kjo ishte menyra me pak e paershtatshme dhe me e shemtuar me te cilen mund te mbyllte sherbimin e tij diplomati dhe perfaqesuesi me i larte i vendit ku te gjithe shqiptaret i mbajnë syte. Na i preve gjunjet. Si do t’i ngreme serish shqiptaret kunder baftjareve?! Cfare do t’u themi atyre?! Ata ju besojne ju shkelqesi. Nuk na besojne ne. Na i cave rrjetat shkelqesi. Peshqit e medhenj nuk kapen lehte sepse banojne thellesive.
Gezuar Baftjar. Pune te mbare!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




