Amerikanët mund ta marrin vaksinën kundër Covid në dhjetor
Doktor Slaoui i tha CNN se plani është që vaksina të dërgohet në vendet e imunizimit brenda 24 orësh pasi ajo të miratohet.
Ai tha se gjithashtu se vaksina do të shpërndahet bazuar në popullsinë e secilit shtet. Shtetet do të jenë përgjegjëse për të vendosur se kush do ta marrë vaksinën i pari, por rekomandohet që përparësi t’u jepet atyre më të rrezikuar, atyre që janë në vijën e parë të përballjes me Covid dhe të moshuarit.
Dr Slaoui tha se deri në muajin maj, vendi mund të arrijë imunitetin e tufës me 70 % të popullsisë të vaksinuar.
Gjithashtu të dielën, udhëheqësit e G20 thanë se ata “nuk do të kursejnë asnjë përpjekje” për të siguruar shpërndarjen e drejtë të vaksinave të koronavirusit në të gjithë botën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



