AMP nis hetimet për zyrtarin e lartë të Policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetimet për shkelje të rënda ndaj Sabri Jacajt, një zyrtar i lartë në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Hetimi ka filluar pas analizës së të dhënave të një celulari të sekuestruar të një efektivi, ku janë zbuluar komunikime që implikojnë Jacajn në favorizimin e subjekteve private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal.
Paralelisht me hetimin penal, ndaj Jacajt po zhvillohet edhe një hetim administrativ për sqarimin e plotë të rrethanave dhe akuzave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


