AMP vë në pranga dy inspektorë të Policisë Kufitare në Durrës
AMP vë në pranga dy inspektorë të Policisë Kufitare në Durrës
Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka finalizuar alsionin pas investigimeve të shumta në Portin e Durrësit duke arrestuar dy
inspektorë të Policisë Kufitare dhe persona të tjerë të përfshirë në thyerje të paligjshme të kufirit.
Lajmin e bërë të ditur ministri Balla në llogarinë e tij në FB
Statusi ministrit Taulanr Balla
Lufta kundër korrupsionit nuk nis jashtë Policisë së Shtetit, por edhe brenda rradhëve të saj. Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka filluar pastrimin e një “sëmundje” të vjetër në Portin e Durrësit, ku janë arrestuar inspektorë të Policisë Kufitare dhe persona të tjerë të përfshirë në thyerje të paligjshme të kufirit. Pastrimi i Pikave të Kalimit Kufitar nga bashkëpunëtorët e veprimtarive kriminale është një detyrë prioritare për drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Pres rezultate të tjera si këto në ditët në vijim!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



