Analisti Baton Haxhiu, “doktor” i marketingut të plehrave në INCENERATORIN e Tiranës
Në një dalje televizive, në emisionin “Opinion” te gazetari Blendi Fevziu, një personazh i njohur si “doktor” Batoni i spitaleve humbi toruan dhe kërcënoi publikisht një ish-deputet, ish-kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës, thjesht dhe vetëm se i tha disa të vërteta në sy.
Pasi u largua nga “doktor” i spitalit, Batoni “mbushi gojën” me plehrat që i vinin nga pagesat e kompanive të inceneratorëve.
Dokumenti që tregon se Baton Haxhiu punon në spitalin privat
Duke folur për mediat, Batoni si pjesë e “grupit kriminal mediatik” të paguar nga inceneratorët, në vend që të kërkonte ndjesë se kishte mbushur xhepat me taksat e shqiptarëve të varfër, u vërsul me kërcënime thjesht dhe vetëm se i thanë se je një “mercenar” i paguar nga inceneratorët.
Plehrat për shumë kohë ia zunë gojën Batonit që të denonconte aferën e inceneratorëve dhe për këtë ai është paguar sistematikisht rreth 36 mijë dollarë.
“Doktori” i plehrave, Baton Haxhiu, tha në emision se kishte bërë biznes me portalin e tij, me një agjenci marketingu, duke gënjyer sërish publikisht shqiptarët.
Së pari, gënjeu duke thënë se kishte marrë vetëm 4 fatura dhe disa nuk i ishin paguar.
Së dyti, gënjeu me numrin total të faturave, pasi nuk janë as 4 dhe as 6, por plot 8 fatura me vlerë 4.450 dollarë në muaj.
Së treti, shuma totale nuk është një vlerë e ulët, por 36 mijë dollarë të paguara gjatë fushatës së vitit 2021 për një portal anonim në atë kohë, si ai i Batonit.
Së katërti, gënjeu kur tha se kishte një kontratë me një kompani marketingu, pasi kontrata është me vulën e tij.
Së pesti, Batoni kërcënoi Belind Këlliçin dhe e drodhi aty për aty, por duhet të thoshte si i shpërndanin miqtë e tij paratë e inceneratorëve në tavolina ku pihej verë 1 mijë euro shishja dhe Batoni kakariste duke treguar historitë e tij dhe këshillat që i dëgjonte Rama.
CNA sjell dokumentin që tregon se janë 8 pagesa për Baton Haxhiun, i cili është zhytur në plehrat e inceneratorëve.
Pagesat për Baton Haxhiun nga inceneratorët
Shuma totale është dyfishi i rrogës që Batoni merrte si “doktor” në spitalin privat. Me plehrat ka dalë më mirë, ka marrë dyfishin.
Batoni mund të këndojë si kokosh majë plehut, pasi ka zhytur kokën mes plehrave.
Dokumenti që po sjellim ne në mënyrë ekskluzive tregon pse Baton Haxhiu hesht për inceneratorët, pse mashtron publikisht shqiptarët, pse kërcënon “live” në një studio televizive për paratë e dhëna nga Mirel Mërtiri, nga Klodian Zoto dhe shokët e tyre politikanë, shumica e të cilëve janë ende në detyra dhe dëgjojnë kakarisjen e Batonit majë plehrave që gojën e ka të mbushur plot me 36 mijë dollarë të paguar nga inceneratori i Tiranës.
Kur dolën listëpagesat, Batonin e njohën si “doktor”, tani po e njohim edhe si “plehraxhi” dhe shërbëtor të tyre./ CNA
Kontrata e Baton Haxhiut me incenratorin e Tiranës






Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



