E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Analisti Kim Mehmeti: Kush i beson Edi Ramës është kopil i Enverit
Publik News

Analisti Kim Mehmeti: Kush i beson Edi Ramës është kopil i Enverit

Mehmeti ka publikuar një shënim në portalin “Zeni.net” ku thotë se ata që besojnë kryeministrin Edi Rama janë kom.unistë. Sipas analistit, shefi i qeverisë shqiptare po shërben si krua ku lajnë du.art e përg.jakura ‘vuçiçët’ e Serbisë.

Shkrimi i plotë

Pas tetë viteve drejtim të vendit, Kryeministri pohoi atë që me vite flitet e thuhet nëpër kafenetë e Shqipërisë: se ka pjesëtarë të policisë të cilët i paguan populli, por u shërbejnë të fortëve dhe kriminelëve.
E tha këtë duke u shtirë se vonë e ka kuptuar sa kanë deg.raduar ins.titucionet e shtetit dhe, duke dashur të kumtojë atë që donë ta dëgjojë populli, atë që e shton dendësinë e mjegullës që e mbulon mall.kimin që ka plla.kosur vendin.

Ndërkohë, Kryeministri i Shqipërisë, e heshtë atë që e dinë, por nuk guxon ta thotë: se institucionet e shtetit degr.adojnë aty ku pushtetarët janë shërbëtorë të kr.imit dhe të nëntokës politike. Pra aty ku pushtetarët i ngjajnë qenit të tërbuar, mbi trupin e të cilit bëjnë aheng ple.shtat e mo.rrat, por ai nuk ka kohë të kruhet e të lehë, sepse merret me copën e mis.hit që ka ë gojë – me zhvatjen e Shqipërisë!

Pra Piktori foli për poli.cinë duke për.dorë dhuntinë që ka: oratorinë e cila, te naivët, ia mbulon atë që bënë dhe e shpërfaq të atillë siç nuk është. Foli pra jo si krye fajtor për zhbërjen e shtetit, por si të ishte përfaqësues i ndonjë organizate joqeveritare, apo ashtu siç flasin diplomatët e huaj, ashtu siç mund të flet vetëm një burrështetas që beson se ata që e dëgjojnë, as e kuptojnë çka u thotë dhe as dinë gjë.

Po atë dhunti ai e përdorë për ta mbuluar edhe vëllazërinë me Vuçiqin dhe armiqësimin me gjithë shqiptarët që e kritikojnë atë. Për ta mbuluar të vërtetën se, si askush tjetër në këtë Ballkan, ai është bërë krua nga i cili i lajnë duart e përgjakura të gjithë ‘vuçiqët’ e Serbisë, të dalë nga kapota e Millosheviqit, e që sot i janë përkushtuar ‘mini Shengenit’. ‘Mini Shengenit’ që burrështetasve serb ua mbulon të shkuarën luftëndjellëse, e disa burrështetasve shqiptarë të sotmen ‘hajdutokrate’.

Dhe ku ta dish, mbase e tëra ka të bëjë me atë se edhe shumica e votuesve të sotëm, njësoj si kom.unistët e djeshëm që shtireshin se nuk i shohin krimet e xhaxhit Enver, bëhen se nuk e shohin se e ardhmja e shqiptarisë është marr peng nga pushtetarët që shtiren se janë profetë, por që u shërbejnë kri.minelëve, nga burrështetasit, që lavdinë e vet e ndërtojnë mbi mjer.imin e vendit dhe popullit të vet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.