ANALIZA/ Bushati: Faktet e reja të Presidentit për Dvoranin janë skandaloze
Sipas presidentit fjala është për këmbënguljen e parreshtur të rilindjes për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Faktet e reja që ai dha janë skandaloze. Ato edhe njëherë tregojnë se si kreu i KED, Ardian Dvorani është misionar i bindur i qeverisë në këtë betejë.
Ato dëshmojnë se si tallja e rilindjes ka mbërritur deri në atë pikë që për hallet e propagandës së saj përdor edhe komisionin e Venecias, të cilin e thërret në Tiranë për ti marrë mendim dhe pa e pritur atë e voton vetë me votat e saj ligjin se si bëhet betimi i gjyqtarëve
Pra, po të dëgjosh argumentimin e presidentit, nga ana ligjore dhe teknike atij i jep 100% të drejtë.
Por, Ilir Meta nuk është thejshtë një administrator ndërrmarrjeje që të përleshet gjygjeve me një ushtar të rilindjes. Ai nuk është as gazetar investigativ për të bërë punën e atyre që heshin për të treguar manovrat meskine të pushtetit.
Ai është president republike dhe mbi të gjitha një politikan që qëndron prej tre dekadash në skenë.
Pa neglizhuar detyrat e veta të përditshme (e në mes tyre dhe proceset me Dvoranin apo informimin e publikut për talljen me Komisionin e Venecias) përgjegjësia e tij është të japë rrugëzgjidhje politike.
E deri më tani, në kushtet e një rregjimi që vijon një grusht shteti permanent, Meta e ka hedhur poshtë rrugën radikale, braktisjen e kuvendit dhe bojkotin e zgjedhjeve. Po ashtu ai, e harroi edhe nismën për yshtjen e turmave dhe dëgjimit të zërit të qytetarëve përmes referendumeve.
Ai ka mbetur thjeshtë tek denoncimi i asaj që e dinë të gjithë: çmendurisë autokratike të Ramës për të mbetur i vetëm në skenë.
Por, kjo fazë tashmë është e tejkaluar. Në këtë vend, përpos ndonjë sharlatani me pagesë, nuk ka mbetur njeri pa e kuptuar se ku po rrëshket Shqipëria.
Tani pyetja është se me ç’mënyrë ndalet kjo katastrofë: me rrugë të dhunshme e radikale, apo me krijimin e një fronti moral dhe ideal për tu përballur me të keqen.
Në këtë pikë Ilir Meta nuk ka asnjë përgjigje.
Mundësinë e parë verbalisht e ka përjashtuar, ndërsa për të dytën s’ka hedhur asnjë hap. Prandaj, në këtë betejë ai nuk po sillet politikisht, por thjeshtë si paditës i Dvoranit./lapsi.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



