ANALIZA/ “Një shumicë qeverisëse që flet me vete, Opozita fiton pikët e para…”
Shumica sot përfaqsohej nga Gramozi dhe nga Taulanti, që fliste kundër krimit dhe trafikut, duke qënë ende në të freskët të asaj që i ndodhi në Greqi, ca ditë më parë…
Ndërkohë që KM-ja, në një mbledhje të trishtuar sa më ska, u fliste mësuesve të sjellur aty me pahir a me të ndjellur, për suksesin e madh të librave shkollorë që paska shpërndarë falas këtë vit, që Qeveria e tij shpëtimtare.
Pastaj Km-ja, mbllaçiti ca fjalë të rrëmujshme që tekstet e librave shkollorë, janë këtë viti më të mirë dhe më të saktë se kishin qenë më parë skandalozë…
Ka 5 vjet KM-ja që mbarështron Ministrinë e Arësimit, kujt i hakërrehet që nuk e bëri vetë më parë?
Në kapsllëk të rezultateve, e mbllaçiti edhe Taulanti këtë të librave shkollorë, ndërsa KM-ja, e bëri dy herë të njëjtën mbllaçitje, ndërkohë që njerëzit po vriten si mizat me plumb të nxehtë, pa folur për aksidentet, pa folur për rrugët e munguara, pa folur që nuk ka një nënkalim në hyrje të Tiranës, apo asnjë kilometër hekurudhë dhe asnjë investim për të qenë.
Dhe lista e mosbërjeve është shumë e gjatë, ndërsa mospërmbajtja e krimit të organizuar, në ndëshkime dhe larje hesapesh, është shpërthyese dhe terrorizuese, nga Shkodra deri në Vlorë.
Si vazhdon më tej kjo punë, as vetë KM-ja nuk e di ta shthurrë, lojën e rrezikshme me njerëz të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm, që ka vetëthurur. Me iluzionin se mund të zbusë edhe ujqit, që ata të hanë edhe nga dora e tij, i ka mësuar ata të harbohen sit ë plotëfuqishëm.
Por ujku nuk ngopet me gjak, barinjtë rrëfenjë se kur ujku, bandit apo oligark qoftë, kur ujku pra, bie në kopenë e dhënve dhe e zë gjaku, mbyt 100 kokë dhe merr me vete vetëm 1.
Se po të përllogarisësh pasurinë e ujqërve tanë, banditë apo oligarkë qofshin, kanë sot aq para e prona, sa të hanë e të plasin së ngrëni, e të jetojnë në lluks, për dhjetë breza, por përsëri etja e parasë, si etja e gjakut për vampirët u zhurit ende shpirtin.
KM-ja, nuk e fsheh ankthin dhe shqetësimin, po i ka mbetur në dorë vetëm të vrasë mizat e kufomave të krimit dhe të na rrëfejë kapsllëkun e vet, duke mbllaçitur fraza pa shprehje për librat e fillores, sikur të kish çliruar për së dyti Shqipërinë…/360 grade.al

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco