Andi Bushati revoltohet me përfaqësuesit amerikanë në Tiranë : Çfarë neverie, këta po bëhen qesharakë
Ambasada amerikane në Tiranë, ka dënuar gjestet e së hënës në ambientet e Kuvendit, ku u dogjën dhe karriget nga ana e deputetëve të PD-së, të revoltuar për dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg.
Por analisti Andi Bushati e quan këtë reagim të Ambasadës amerikane në Tiranë, qesharak dhe të neveritshëm.
“Keta po behen qesharakë. Vendi që po çon drejt presidencës njeriun që i vuri zjarrin Kapitolit, shqetesohet për demokracinë shqiptare për ca karrige të djegura. Çfarë neverie”, shkruan Bushati në postimin e tij në Facebook.
Reagim ka patur edhe nga Brisida Shehaj, e cila ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së SHBA-së për dhunën në Kuvend.

Shehaj shkruan se Ambasada nuk shqetësohet për shpopullimin e vendit, për inceneratorët, për dosjen “5D” apo vjedhjet që u bëhen shqiptarëve, por reagon për kaosin në Kuvend.
“Amaaaan na e kurseni…
Po për shkatërrimin e demokracisë në këtë vend a jeni thellësisht të shqetësuar?
Po për shpopullimin e vendit a jeni thellësisht të shqetësuar?
Po për burgosjen e opozitës a jeni thellësisht të shqetësuar?
Po për vjedhjet galopante me inceneratorët dhe 5D a jeni thellësisht të shqetësuar?
Po me vrasjen e shqiptarëve nëpër spitale a jeni thellësisht të shqetësuar?
Po për prokurorët e SPAK që marrin para për pronat e krimit të organizuar a jeni thellësisht të shqetësuar?
Boll më se na lodhët…”, shkruan Shehaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



