E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Andi Bushati ikën nga studio e Pekës: Nuk pranoj të debatoj me idiotë, Peka ndërpret emisionin
Lajme

Andi Bushati ikën nga studio e Pekës: Nuk pranoj të debatoj me idiotë, Peka ndërpret emisionin

Gazetari Andi Bushati ka lënë studion e emisionit ‘Çim Peka Live’ pas debateve të vazhdueshme me Loronc Vangjelin.

Bushat është shprehur se Vangjeli fut kasetën e partisë dhe nuk di të pushoi më

Bushati: Lorenc nuk i dëgjoj dot këto, ata që janë në shtëpi e ndërrojnë kanalin por unë nuk lejoj që të dëgjoj idiotësira.

Vangjeli: Ngrihu dhe ik , është gjëja më e mirë që do të bësh.

Bushati: Ok, po iki!

Peka: Pse po ikën Bushat cila është arsyeja?

Bushati: Po iki prej teje sepse ke përgjegjësinë që të mos lejosh idiotësira në emisionin tënd.

Peka: Nuk flas unë Bushat por flasin të ftuarit

Bushati: Ky fut kasetën e partisë dhe duhet ta dëgjoj unë, unë nuk jam spektator në miting.

Pas këtij debati mes tyre moderatori ka mbyllur emisionin ‘Çim Peka Live’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.