E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Andi Bushati për takimet elektorale: PS nuk i shkon njeri pa e paguar
Publik News

Andi Bushati për takimet elektorale: PS nuk i shkon njeri pa e paguar

Ndërsa komenton takimet elektorale të opozitës me praninë shumë njerëzve, analisti Andi Bushati thotë se ata dalin se e dinë që mbijetesa nën regjimin e Ramës, sipas tij, është më vdekjeprurëse se sa vdekja nga një virus.

3A46B63C-3D34-4C65-A919-752C86AA0D18

 

“Kur njerëzit u grumbulluan në qendra tregtare ai jo që nuk shkruajti në fb, por as oligarkëve nuk u vajti njeri t’i vinte gjobë. Në kulm të pandemisë tek Teatri provokuan gjithë atë sherr e aty është sheshi asgjë nuk kanë bërë. Aq i intereson grumbullimi i atyre.

Pavarësisht hipokrizisë, ka  një gjë interesante tek statusi i Ramës, kur thotë për mollaqet e Lulit e mustaqet e Saliut. Ore a ka njeri që të sakrifikojë jetën për ta? Ata dalin në rrugë se e dinë që mbijetesa nën regjimin e Ramës është më vdekjeprurëse se sa vdekja nga një virus. Prandaj është ashtu fushata e tij që ka dy ditë që kritikon.

 Sot janë në situatën që janë të gatshëm të rrezikojnë jetën se sa të jetojnë nën regjimin e Ramës. Ata nuk shkojnë për mustaqet e as mullaqet, por e shikojnë si një pikë për të mos pasur një agoni të gjatë. Ka shqiptar që lë jetën për Bashën? Jo, e kanë me Ramën”, tha Bushati.

Analisti tha se i kuptonte qytetarët që dilnin në takimet me Bashën, duke mos e kursyer as fjalorin.

“Nëse unë do të isha familjar i Ardit Gjoklajt dhe i minatorëve do të isha atje dhe nuk do pirdhja fare për virus,”-tha Bushati.

Analisti tha në “Open” se Partia Socialiste paguan qytetarët që të marrin pjesë në fushatat që bën. Ai theksoi se askush nuk i shkon PS-së në fushatë nëse nuk jep para.

“Nuk ju vjen asnjeri pa dhënë lek. Juve jepni bonusin e bebes atë të para 5 viteve. Gjithë lekët e Ndraghetës po i jepni për zgjedhje. Provo thërriti po të erdhi njeri, pa lek shiko a ju vjen njeri”- tha Bushati duke iu drejtuar nënkruetarit të Bashkisë, Arbian Mazniku, ndërsa ky i fundit tha se “Nuk kemi paguar asnjë qindarkë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.