E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Andi Bushati: Rama e priti si krimineli në zyrë zyrtarin e FBI
Lajme

Andi Bushati: Rama e priti si krimineli në zyrë zyrtarin e FBI

Analisti Andi Bushati thotë se kryeministri Edi Rama duhet të ndihej krenar, për faktin që priti në zyrë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që ka ardhur ndonjëherë në vend.

Në emisionin “Now” në Euroneës Albania, Bushati u shpreh se Rama nuk e bëri publik takimin me Charles McGonigal, pasi e priti këtë të fundit si kriminel dhe e pagoi për të goditur kreun e opozitës.

“Po të presësh një zyrtar të FBI-së, ti duhet të jesh krenar, e nxjerr në Facebook. Këta mbjellin një pemë dhe nxjerrin dhjetë foto në Facebook. Por e priti këtë, zyrtarin më të lartë të FBI-së që ka shkelur ndonjëherë në Shqipëri, nuk e nxorri në Facebook, se e priti si kriminel, nuk e priti si zyrtar.

E priti për t’i dhënë paratë, se duhej t’i hiqte qafe Lul Bashën. Kjo është marrëveshja e keqe, e pisët e gjithë kësaj historie”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.