E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Andis Harasani, Ramës:Vazhdo me checkup e nxirr Milva Gjylametin ta mbrojë!
Sot

Andis Harasani, Ramës:Vazhdo me checkup e nxirr Milva Gjylametin ta mbrojë!

Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ka reaguar ditën e sotme në lidhje me projektin 1 miliardësh të propozuar nga Edi Rama, si partneritet publik-privat për investime.

Harasani jep disa këshilla për kryeministrin Edi Rama dhe i kërkon që të mos nxjerrë njerëz për të mbrojtur koncesionet e dhëna.

Ja çfarë shkruan Andis Harasani:

Nese e keni seriozisht këtë projektin një miliardë e nuk doni për vete, për miqtë a qoftë dhe ata 4 emra që përdore që i mban me afër se ministrat, atëherë ndërto një fond investimi dhe lërja një të huaji (qoftë grup, kompani a qofte dhe individ).

Ndërtoji dhe një bord monitorimi e kompliance me njerëz nga opozita e pozita. Ky fond të analizojë dhe projektet, dhe të vendosë përparësitë, të negociojë me bankat, të pergatisë tenderat, të caktojë fituesit, dhe ti monitorojë deri në fund projektet.

Dhe atëherë s’do ketë nevojë as të nxjerrësh injorantë që ta mbrojnë e as te bëhet llafollogji.

Ke një mik që e qan këtë pune. Quhet George Soros. Sigurisht që s’do merret ai por mund të gjejë njeriun profesional për ta manaxhuar këtë fond.

Çdo fitim i fondit le të përdoret për pensione, arsimim ose prioritete te tjera.

Gjithnjë nëse do ta bësh si duhet. Nëse s’do vazhdo me checkup e nxirr Milva Gjylametin ta mbrojë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.