Anëtari i KLP s’e do famën e skuqet nga isoja, ja pse e ‘xhelozon’ Gent Ibrahimi e s’i çon kartolina
Tartar Bazaj ka rrëmbyer vëmendjen e mediave për shkak të ‘nazeve e hatërmetjeve’ që nuk ka pasur frikë që t’i bëjë publike.
Për të gjithë ju që nuk e dini, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i ka çuar një kartolinë për Vitin e Ri të gjithë anëtarve të institucionit përveç Bazajt. Madje është treguar i kuryser edhe në tollonat e naftës duke i thënë shumë më pak se ajo që i takon me ligj. Pse do thoni ju gjithë ky mllef dhe inat ndaj një prej anëtarëve të KLP-së?
Vartësi i Gent Ibrahimit, edhe pse është akuzuar për falsifikim të shkollës së mesme apo plagosje, nuk e ka humbur popullaritetin. Sado u mundua që t’ja dëmtojë imazhin, Bazajn e do populli. Aq shumë sa krah emrave si Berisha, Meta apo edhe Rama, i ka dedikuar një këngë me iso. E çfarë këngë se…
“Urime zotit Tartarë. Urime të vinë nga rrënja, lumturi është…*përmendet një emër,”-është një nga vargjet që dëgjohet.
“Urime zotit Tartarë. Urime të vinë nga rrënja, lumturi është…*përmendet një emër,”-është një nga vargjet që dëgjohet.
Epo ne mund ta kemi një arsye…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



