E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Angli/ Vriten gruaja dhe dy vajzat e gazetarit dhe komentatorit të BBC
Lajme

Angli/ Vriten gruaja dhe dy vajzat e gazetarit dhe komentatorit të BBC

­Gruaja dhe dy vajzat e gazetarit të BBC dhe komentatorit të garave, John Hunt janë vrarë me armë zjarri të martën mbrëma.

policia britani

Zyrtarë policorë kanë thënë se janë vënë në kërkim të një 26-vjeçari, të quajtur Kyle Clifford, i cili dyshohet si autor i ngjarjes.

Policia ishte thirrur në një shtëpi në Bushey, Hertfordshire, të martën në mbrëmje, ku u gjetën tri gra të plagosura rëndë, të cilat më vonë vdiqën nga plagët e tyre.

Viktimat e vrasjes së trefishtë u identifikuan si gruaja dhe dy vajzat e komentatorit të garave të BBC-së, John Hunt, ka bërë të ditur transmetuesi publik i Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën.

Policia tha më herët se të ndjerat, të moshës 25, 28 dhe 61 vjeç, u vranë në atë që besohet të ketë qenë një “incident i shënjestruar”.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që të mos i afrohen të dyshuarit.

Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper, ka thënë se ajo po mbahet “plotësisht e përditësuar” nga policia për rastin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.