Antari I KLP që vrau edhe hipokrizinë !
Irena Beqiraj
Gruan, që emrin e saj për herë të parë e mësoi nga ankesa e saj pranë institucionit ku punonte, antari Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i përzgjedhur me kujdes nga Reforma për pavarësimin e drejtësisë, në vend që ti përgjigjej pa vonesë e përfshiu në një spirale të dëshpëruar favorsh seksuale .
Ky është vetëm një rast , i cili duket i rëndë sepse ka prekur teorinë e normave morale të kësaj shoqërie që janë edhe pika më e lartë hipokrizisë së saj . Por dhunimi që drejtësia në të gjithë kapilarët e saj ushtron çdo ditë mbi antarët e kësaj shoqërie , merr forma nga më të ndryshmet, të gjitha dehumanizuese .
Për këdo shqiptar të thjeshtë e pa pushtet , trokitja në dyert e institucioneve të drejtësisë më e rendë sesa një sëmundje terminale. Është më torturuese se kimioterapia ti dretohesh Ministrisë së Drejtësisë apo Organeve të Larta të Drejtësisë për të siguruar proçese të drejta, e të bazuara në ligj .
Fytyra me të cilën do të përballesh duket edhe më e parsyeshme , edhe më mashtruese , edhe më dhunuese se dhunuesi i parë .
Sistemi ynë “i reformuar’ i drejtësisë në rastin më të sukseshëm të tij etiketon apo ndëshkon dhunën, shfrytëzim , abuzimin, grabitjen kur dëmi është shkaktuar i plotë edhe pa mundësi rikuperimi.
Shumica e krimeve në këtë vend nuk janë një dështim i papritur moral, por shprehje e sistemeve nervore të patrajnuara, nevojave të paplotësuara relacionale, dinamikës së shtrembëruar të pushtetit , të formëzuara në fëmijëri dhe të përforcuara nga sistemet shoqërore që ngatërrojnë bindjen me rregullin dhe pajtueshmërinë me pjekurinë.
Në këto shoqëri , drejtësia nuk kuptohet siç duhet, ndaj trajtohet edhe ndërtohet vetëm si infrastrukturë reaktive, ndërkohë që është infrastruktura bazë zhvillimore e saj
Kemi gjithmonë një viktimë kur plotësohen tre kushte: mungesa e vullnetit ; dëmi fizik , financiar edhe psikologjik ; si dhe përdorimi brutal i pushtetit .
Këto tre kushte nuk janë të rralla por janë normalitet kur njërzit nuk janë mësuar: si të rregullojnë emocionet intensive pa u shkëputur ose dominuar; si të tolerojnë frustrimin pa hakmarrje, si të riparojnë prishjen e marrëdhënieve pa turp, si të dëgjojnë “jo-në” pa humbur identitetin, si mbajnë pushtetin pa e abuzuar me të . Këto janë aftësi të cilat ose kultivohen herët ose mësohen me dhimbje më vonë.
Në një shoqëri ku njerëzit mësohen të shtypin emocionet, t’i nënshtrohen kontrollit ose të barazojnë vlerën me performancën, sistemet që krijohen ose shemben nga brenda ose kërkojnë pushtet nga jashtë. Asnjëra nuk prodhon drejësi .
Pas publikimit “të skandalit ” të gjithë jemi ndjerë keq , por të ndihesh keq është e lehtë, nuk kushton asgjë. Nuk kërkon ristrukturim , asnjë përballje me modelet ekzistuese , asnjë prerje të kalbëzimin që kemi lejuar të grumbullohet mbi shpatullat tona.


Ne si shoqëri jemi mësuar ta tërheqim pas vetes si një vello funerali zhgënjimin nga drejtësia . Për më tepër spektakli i pastër “i distancimit ” të cilin e vendosim në dispozicion të ndërgjegjes sepse vetëm kështu mund të ndihemi të drejtë duke shmangur përgjegjësinë errëson thjeshtësinë e asaj që refuzojnë të bëjmë, të përballemi me vërtetën .
Të veshur me këtë kostum, madhështor edhe tragjik, shmangim ashpërsinë e ndryshimit.
Antari I Këshillit të Lartë të drejtësisë nuk është një devijim, as një dru i shtrembët brenda drejtësisë . Ai është fytyra më përfaqësuese e korporatës së dhunës më të egër në këtë vend ” asaj të ushtruar në emër të ligjit” .
Edhe ne nuk jemi të shqetësuar sepse këtë e mësuam të henën për herë të parë , por sepse situata të tilla shkallmojnë të vetmen mbulesë të dështimit tonë si shoqëri ” hipokrizinë” .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



