E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Antimafia italiane në aksion, ndalohen 52 persona
Lajme

Antimafia italiane në aksion, ndalohen 52 persona

Trafik droge Ballkan-Evropa Veriore-Itali

Një mega operacion është ekzekutuar në mëngjesin e sotëm mes Italisë e Shqipërisë drejtuar nga Antimafia e Barit e autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Interpol.

Megaoperacioni ka cuar në shkatërrimi e një mega trafiku heroine e kokaine mes Ballkanit, Europës Veriore e Puglias (Itali).

 Operacioni i koduar “Ura” ka cuar në shkatërrim e një trafiku ndërkombëtar droge, riciklim kapitali e abuzim detyre.

Trafiku ndërkombëtar i kokainës e heroinës menaxhohej nga organizata kriminale shqiptare.

Në këtë operación morën pjesë dhe SPAK, Drejtoria e Antimafias së Barit, Zyra koodrinuese e ekspertit të sigurisë në Tiranë nën koodrinimin e Eurojust e Drejtorisë Qëndrore të Antiamafias së Romës.

 Operacioni “Ura” ka cuar në vënin në masë ndalimi të 52 personave mes Shqipërisë e Italisë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të dorgës, riciklimit e abuzimit me detyrën, si dhe është elkzekutuar urdhëri i sekuestrimit të pasurisë për disa miliona euro në Itali e Shqipëri.

Më ora 10.30 në një konferencë të përbashkët për shtyp mbi detajet e këtij operacioni do të jetë kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane  Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.