E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Antropologji e integrimit europian të vendit.
Publik News

Antropologji e integrimit europian të vendit.

Raporti midis Ndershmërisë dhe Pandëshkueshmërisë në kulturën tonë, është një çelës për të kuptuar pse ecin punët kaq mbarë në Shqipëri, dhe sa të ngjashëm jemi ne me Europën.

Shpeshherë, shumë herë më tepër sesa në Europë, mes nesh ndershmëria përçmohet dhe është simbol i të qënit budallë, dede, drejt e drejt; ndërsa pandëshkueshmëria adhurohet, shihet si një zotësi e veçantë, simbol i suksesit në jetë.

Ky raport fillon mësohet pa zë që në familje dhe përcillet në të gjitha nivelet e organizimit shoqëror ku më të pandëshkuarit (ose ndryshe, më të suksesshmit) janë politikanët, qeveritarët, deputetët, gjykatësit.

Nëse mes nesh ekziston një nivel më i lartë besimi tek institucionet e BE, ose dhe të vendeve të veçanta Europiane, sesa tek ato shqiptare, (kjo vërehet sidomos tek valët e fundit migratore drejt BE ku spikasin mjaft “klasë e mesme”) atëhere është e kuptueshme pse qeverisësit tanë në ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor e zvarrisin proçesin e integrimit europian të vendit.

Ça t’thot vllai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.