E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anulohet tenderi 2.5 mln euro i AKSHI-t i “INTELIGJENCÉS ARTIFICIALE”
Lajme

Anulohet tenderi 2.5 mln euro i AKSHI-t i “INTELIGJENCÉS ARTIFICIALE”

Pasi dështoi 10 vjet në qeverisje për të avancuar në procesin e integrimit, kryeministri Edi Rama u shpalli shqiptarëve në fund të vitit 2023 se e kishte gjetur çelësin e suksesit. Kreu i qeverisë deklaroi se do të përkthente aktet e Brukseli zyrtar me Inteligjencë Artificiale dhe në këtë mënyrë Shqipëria do të ecte e sigurt drejt Bashkimit Europian. Por, edhe kjo zgjidhje ideale dështoi me sukses. Në 27 Dhjetor të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit-AKSHI-shpalli tenderin me objekt “Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e Transpozimit të Aqcuis për Integrimin Evropian”. Fondi për këtë tender u vendos rreth 280 milionë lekë të reja ose mbi 2.5 milionë euro.

Dy muaj më pas, në Shkurt të këtij viti, AKSHI njoftoi se e ka anuluar tenderin. Arsyeja zyrtare është se asnjë operator nuk plotësonte kriteret për t’u kualifikuar. Në këtë mënyrë, kompanitë shqiptare të teknologjisë së informacionit nuk arritën të përmbushnin dëshirën e kryeministrit Rama për të integruar vendin në Bashkimin Europian nëpërmjet përkthimit të dokumenteve me Inteligjencë Artificiale. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë risie do të sjellë kryeministri për të përshpejtuar hapat drejt Bashkimit Europian, të cilat prej një dekade kanë mbetur në vend-numëro për shkak të qeverisjes së përfshirë nga korrupsioni, shtetit të dobët ligjor dhe mungesës së demokracisë funksionale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.