E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anxhela Martini u martua dhe ne e morëm vesh shumë vonë!
Uncategorized

Anxhela Martini u martua dhe ne e morëm vesh shumë vonë!

Modelja me origjinë shqiptare Anxhela Martini është lidhur në martesë me të dashurin e saj rumun Dragos Savulescu.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë dhëndri i cili ka publikuar në rrjete sociale foto nga ceremonia në Las Vegas.

Në këto foto e shohim Anxhelën jo si një nuse të zakonshme por e veshur me të zeza dhe krejtësisht tranparente. “Sapo u martova mbrëmjen e kaluar me gruan me seksi në botë! Krejt jashtë traditës dhe shumë e çmedur. Jeta është kaq e bukur dhe e mrekullueshme,”-përfundon Dragos.

Anxhela dhe i dashuri i saj ndodheshin se bashku me këngëtaren Bleona Qereti në las Vegas,e cila me siguri ka asistuar në dasmën e mikes së saj të ngushtë. Gjithashtu edhe Anxhela ka publikuar foto nga dasma në rrjete sociale ku ka treguar sa e lumtur ndihet nga ky hap.

“U martova mbrëmjen që shkoi me burrin e ëndrrave të mia! Jeta jonë është një film që ne guxojmë ta jetojmë siç duam! Pa tradita, kaq çmendurisht,”-përfundon modelja seksi.

/Gazeta Express/

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.