E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i 71 bankave: ‘Financa të ndalojë investimin e luftës’
Lajme

Apeli i 71 bankave: ‘Financa të ndalojë investimin e luftës’

Një anije ushtarake kushton sa paga njëvjeçare (sipas standarteve të OSBE) e 10 mijë mjekëve. Një avion ushtarak F 35 ka vlerën e 3244 shtretërve për pacientë në terapi intensive dhe një nëndetëse e modelit “Virginia” sa 9 mijë ambulanca.

E gjysma e fondeve të lëvruara nga qeveritë për Forcat e Armatosura në nivel global, do të vlenin sa shërbimi i asistencës bazike shëndetësore për të gjithë banorët e planetit, shkruan gazetarja Alba Kepi, e cila ka ndjekur, në kuadër të Samitit Botëror të Financës Etike, prej datës 26 deri në 29 shkurt 2024 , në Padova dhe Milano, takimin e  71 bankave nga e gjithë bota anëtare të Global Alliance for Banking on Values (GABV).

Në këtë takim i cili për herë të parë zhvillohet në Itali, janë publikuar të dhënat e analizuar nga kompania gjermane me seli në Berlin “Merian Research”, mbi raportin “Financa e paqes, Financa e Luftës.”

Sipas raportit 959 miliardë dollarë janë investuar nga institucionet financiare për të mbështetur prodhimin e tregtimin e armëve.

Më shumë se gjysma e këtij investimi janë furnizuar nga SHBA e 79 miliardë dollarë nga 10 investorët më të mëdhenj bankar në Europë.

71 banka kanë apeluar për etikën e jo financimit të projekteve për prodhimin e tregtimin e armëve e për politika të qarta bankare në mos investimin e kreditimin e tyre.

Sipas Stockholm International Peace Research Institute shpenzimet globale për sektorin e mbrojtjes janë rritur me 9% duke kapur vlerën rekord prej 2.2 trilionë dollarë e fondet e lëvruar nga qeveritë për fushën e armatimeve kanë arritur në 2240 miliardë dollarë e baraz me 2.2% të PPB botërore.

“Megjithatë mungesën e transparencës e të dhënave të munguara, shfaqet qartë se institucionet bankare në nivel global janë thelbësore për investimet në prodhimin e tregtimin e armëve duke lehtësuar shtrirjen e konflikteve ushtarake”, ka deklaruar  Mauro Meggiolaro i “Merian Research” e një nga kuruesit e këtij raporti.

Gjatë takimit në Itali u shpall Manifesti për një “Financë të paqtë” me apelin që institucionet qeverisëse të jenë më transparente e të aktivizojnë politika që limitojnë investimet në industrinë e luftës, si dhe bankat të mos financojnë projekte të prodhimit e tregtimit të armëve.

“Një ekonomi për Paqen është e mundur e këtu në Itali janë bashkuar 71 banka nga 45 vende të botës”, është shprehur Anna Fassano , Presidente e grupit Banka Etica Italiana, grup që prej 25 vitesh impenjohet në vlerat etike e sociale të Financës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.