E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli  i artistëve të humorit: Më mirë vdis në protesta, sesa pa dinjitet
Publik News

Apeli i artistëve të humorit: Më mirë vdis në protesta, sesa pa dinjitet

Artistët e humor-show “Klanifornia” kanë zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të ndërgjegjësuar qytetarët se të protestuarit është jo vetëm një e drejtë e jona, por edhe detyrim.

Të nxitur nga protesta e naftëtarëve në Ballsh, ata kanë dhënë disa mesazhe shumë sensibilizuese.

“Edhe ju që qeshni, po pse ore nuk e ngrini zërin? Se një ditë do të vijë edhe në derët tuaja…”

“Edhe ti ore që na shikon nga televizori! Më mirë vdis në protesta, sesa të vdesësh pa dinjitet.”

“Edhe ti që na dëgjon nga radio. Solidarizohu me ne! Mos rri aty kot duke i dhënë makinës”.

“Sot e kishin rradhën naftëtarët, nesër do e kenë shoferët. Pasnesër punëtorët e portit, taksistët, infermierët, doktorët, mësuesit… Kush do ngelet në këtë vend? 1, 2 , 5 veta?!”

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.