E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i GJKKO lë në burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako
Lajme

Apeli i GJKKO lë në burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako

Apeli i GJKKO ka vendosur lënien në burg të ish deputetit socialist Alqi Bllako. Kështu, Apeli la të pandryshuar masën e sigurisë vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Alqi Bllako i ka mohuar këtë të shtunë në seancën gjyqësore në Apelin e GJKKO, akuzat e ngritura ndaj tij nga SPAK.

Alqi Bllako, i cili është akuzuar nga Prokuroria e Posacme për korrupsion dhe shpërdorim detyre, gjatë kohës që ka qenë Sekretar i Përgjithëm i Ministrisë së Mjedisit, edhe këtë seancë gjyqësore i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me shpronësimin e truallit ku është ndërtuar inceneratori i Fierit.

Bllako ka pretenduar se ai në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ka bërë transferimin e praktikës për shpronësimin e truallit, por nuk ka lidhje direkte sepse ligji thotë ai nuk parashikon që me këtë procedurë të merret Sekretari i Përgjithshëm.

Ndërkohë ai ka deklaruar se në kohën kur babai i tij ka punuar në inceneratorin e Tiranës, Bllako nuk ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit por ka punuar në Presidencë dhe sipas tij “s’ka pasur asnjë mundësi si të ndikonte për punësimin e babait”.

Kujtojmë që më 14 maj, Apeli i GJKKO vendosi ta lë në burg Bllakon, duke mos pranuar kerkesen e tij per lirim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.