Apeli i GJKKO lë në burg Vangjush Dakon
Apeli i Gjykatës Kushtetuese dhe të Drejtësisë Kushtetuese të Organizuar ka vendosur të mbahet në fuqi masa e sigurisë arrest me burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Togat e zeza kanë lënë në fuqi masën e sigurisë edhe për F.F, F. E, M. S, F.H, A. B. Dako nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme dhe është përfaqësuar nga avokatët e tij.
Vangjush Dako, i cili u vetëdorëzua më 6 qershor 2023, është i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste. Rasti i parë lidhet me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat në lagjen nr 5, qendër të Durrësit, i cili u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Verifikimet tregojnë se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i tij është kryer në shkelje të ligjit. Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me një kallëzim për tenderin e shëtitores, ku Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerësoi dëmin në 18 milionë lekë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



