E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aprovohet çipi i Elon Musk për rikthimin e shikimit
Lajme

Aprovohet çipi i Elon Musk për rikthimin e shikimit

Kompania Neuralink, themeluar nga Elon Musk, ka bërë të ditur se implanti i saj eksperimental, i krijuar për të rikthyer shikimin, ka marrë miratimin e Administratës Amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA) si një “pajisje revolucionare”.

Kjo etiketë e FDA-së jepet për pajisje mjekësore që adresojnë ose diagnostikojnë sëmundje kërcënuese për jetën, me synimin për të përshpejtuar zhvillimin dhe shqyrtimin e tyre.

Pajisja, e quajtur “Blindsight”, sipas Musk, ka potencialin t’u rikthejë shikimin individëve që janë plotësisht të verbër dhe kanë dëmtuar nervat optike.

Megjithatë, Neuralink nuk ka dhënë detaje se kur do të testohet pajisja te njerëzit.

Neuralink po punon në zhvillimin e një çipi që mund të implantohet në kafkë dhe të ndihmojë pacientët me aftësi të kufizuara të rifitojnë aftësitë e tyre për të lëvizur dhe komunikuar, si dhe të rikthejnë shikimin. Kjo pajisje përfshin një çip që përpunon dhe transmeton sinjale nervore në një kompjuter ose telefon celular.

Deri tani, pajisja është testuar te dy pacientë, dhe së shpejti pritet të implementohet te një pacient i tretë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.