E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arben Muçobega dhe Redjan Basha betonizojnë Gjirin e Llamanit
Lajme

Arben Muçobega dhe Redjan Basha betonizojnë Gjirin e Llamanit

Kumbaro u dha 101.200 m² për resort

Një pikë e ashtuquajtur “voçkël” në Gjirin e Llamanit, me një sipërfaqe marramendëse prej 101.200 metrash katrorë, pritet të betonohet. Projekti po zhvillohet nga dy biznesmenët Arben Muçobega dhe Redjan Basha. Përmes veprimeve dhe procedurave tepër të dyshimta, duke qenë se zona është tërësisht shkëmbore dhe e papërshtatshme për ndërtim, ata kanë arritur të bindin qeverinë dhe në veçanti ish-ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila ka firmosur lejen e zhvillimit.

Prej vitesh, Arben Muçobega shfrytëzon pothuajse të gjithë Gjirin e Llamanit, duke ngritur lokale dhe restorante luksoze në një nga gjiret më të bukura të detit Jon, mes Himarës dhe Porto Palermos. Ai ka marrë vazhdimisht leje për shfrytëzimin e plazhit dhe ka publikuar projekte që synojnë shndërrimin e gjithë zonës së Llamanit në një resort privat, pa asnjë dalje në det për qytetarët e thjeshtë.

Paralelisht me këtë, Muçobega ka vënë syrin edhe mbi kodrën ngjitur me Gjirin e Llamanit. Një kodër tërësisht shkëmbore, me pjerrësi të madhe drejt detit Jon, e cila në kushte normale nuk duhet të kishte as pronar, pasi është e pashfrytëzueshme. Por, si në shumë raste të ngjashme në zona turistike, edhe kjo tokë rezulton papritur si “pronë private”.

Arben Muçobega dhe Redjan Basha BETONOJNË gjirin e Llamanit, KumbaroArben Muçobega dhe Redjan Basha BETONOJNË gjirin e Llamanit, Kumbaro

Arben Muçobega dhe Redjan Basha BETONOJNË gjirin e Llamanit, Kumbaro

Faksimile: Leja e zhvillimit e dalë nga AZHT, për projektin “Amantes”, në kodrën ngjitur me Gjirin e Llamanit

VoxNews ka siguruar dhjetëra dokumente që zbardhin projektin “Amantes”, i cili do të shkatërrojë një nga zonat më të bukura të Shqipërisë. Dokumentet tregojnë qartë se “pika e vogël” ka një sipërfaqe prej plot 101.200 metrash katrorë.

Leja e zhvillimit është firmosur me shpejtësi, pak para zgjedhjeve të fundit parlamentare, nga vetë Mirela Kumbaro, ministrja e Mjedisit që i njeh shumë mirë këto zona. Me një vendim të beftë dhe në rrethana të errëta, zona u la qëllimisht jashtë territorit të mbrojtur, duke hapur rrugën për betonizimin e saj. Ky vendim pason precedentë të ngjashëm, si ai i Gjirit të Manastirit në Sarandë.

Arben Muçobega dhe Redjan Basha BETONOJNË gjirin e Llamanit, Kumbaro

Arben Muçobega dhe Redjan Basha BETONOJNË gjirin e Llamanit, Kumbaro

Faksimile: Ndërtues të resortit do të jenë firma “Bega 07”, e Arben Muçobegës, dhe firma “Capital B” e Redjan Bashës

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, qeveria ka miratuar lejen e zhvillimit për projektin “Amantes” në Bashkinë Himarë, i cili parashikohet si një “resort multifunksional me hotel, vila dhe shërbime”, me subjekt ndërtues shoqëritë “Capital B” dhe “Bega 07”.

Shoqëria “Capital B” zotërohet nga Redjan Basha, ndërsa “Bega 07” nga Arben Muçobega, një emër i njohur dhe i kontestuar publikisht, i akuzuar nga përfaqësues të opozitës për lidhje të dyshimta me botën e krimit dhe me politikën.

Arben Muçobega dhe Redjan Basha BETONOJNË gjirin e Llamanit, Kumbaro

Arben Muçobega dhe Redjan Basha BETONOJNË gjirin e Llamanit, Kumbaro

Në foto: Projekti ‘Amantes’ që gllabëron të gjithë kodrën shkëmbore ngjitur me Gjirin e Llamanit

Në dokumentet zyrtare pretendohet se projekti “Amantes” është vlerësuar në të gjitha aspektet strategjike, ndërtimore, sociale, ekonomike dhe mjedisore. Sipas lejes së zhvillimit, resorti do të ndërtohet në zonën e plazhit të Llamanit, në kufi me Himarën, duke u shtrirë mbi një kodër me dalje direkte në plazhin shkëmbor të detit Jon.

Dokumenti thekson se sheshi i ndërtimit ka një sipërfaqe prej 101.200 metrash katrorë dhe do të ofrojë “pamje mahnitëse” për pushuesit, ndërsa përdor gjuhë klishe për respektimin e natyrës dhe integrimin e arkitekturës me peizazhin.

Arben Muçobega dhe Redjan Basha BETONOJNË gjirin e Llamanit, Kumbaro

Në foto: Projekti ‘Amantes’ që gllabëron të gjithë kodrën shkëmbore ngjitur me Gjirin e Llamanit

Në realitet, sipas burimeve të VoxNews, të gjitha ndërtimet ekzistuese në zonë janë kryer pas vitit 2000 dhe janë realizuar kryesisht nga vetë Muçobega, i cili ka kthyer Gjirin e Llamanit në një pronë faktike private. Ai ka marrë vazhdimisht leje nga institucionet shtetërore, të cilat më pas janë transferuar ose shitur tek subjekte të tjera.

Projekti “Amantes” parashikon ndërtimin e një hoteli luksoz, apartamenteve, zonave komerciale, restoranteve dhe hapësirave të mirëqenies. Masterplani përfshin 50 vila, të shpërndara në terrenin shkëmbor në grupime nga dy ose tre njësi, me vila të mëdha dhe të vogla, duke e betonizuar të gjithë kodrën mbi Gjirin e Llamanit.

Arben Muçobega dhe Redjan Basha BETONOJNË gjirin e Llamanit, Kumbaro

Në foto: Projekti parashikon 50 vila, hotel luksoz dhe restorante në të gjithë kodrën

Në korrik të vitit 2022, qeveria shpalli parkun natyror detar-bregdetar të Porto Palermos, por la qëllimisht jashtë zonës së mbrojtur pjesën më të madhe të territorit tokësor, përfshirë Gjirin e Llamanit. Ky vendim hapi rrugën për ndërtimet masive dhe tjetërsimin e zonës, duke ndjekur një skemë të përsëritur edhe në territore të tjera të mbrojtura.

Arben Muçobega dhe Redjan Basha BETONOJNË gjirin e Llamanit, Kumbaro

Faksimile: Ministria e Mjedisit kur drejtohej nga Mirela Kumbaro la qëllimisht jashtë zonës së mbrojtur Gjirin e Llamanit

Ironikisht, vetë Ministria e Mjedisit kishte financuar një studim që përfshinte Gjirin e Llamanit dhe Porto Palermon në zonën e mbrojtur, por ky studim u injorua. Ashtu si në raste të tjera me ish-baza ushtarake në Sarandë dhe Shëngjin, edhe këtu lind pyetja: a do të hetohet ky vendim, apo do të mbetet një tjetër skandal i mbytur në beton?

Arben Muçobega dhe Redjan Basha BETONOJNË gjirin e Llamanit, Kumbaro

Faksimile: Ministria e Mjedisit financoi një studim për të mbrojtur Llamanin dhe Porto Palermon, por Kumbaro i la jashtë
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.