E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arbër Zeneli në formacionin e javës në Francë
Sport

Arbër Zeneli në formacionin e javës në Francë

Arbër Zeneli e ka fituar vendin e titullarit në ekipin e tij të ri, Stade de Reims, pas paraqitjeve të shkëlqyer në ndeshjet e fundit, dhe këtë javë u zgjodh edhe në formacionin më të mirë të javës në Ligë 1.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës bëri një paraqitje mbresëlënëse dhe u shpall lojtari më i mirë i Reims në barazimin 2:2 kundër Amiens të shtunën

Uebsajti francez i futbollit “football386.fr”, e ka vlerësuar paraqitjen e 24-vjeçarit si të denjë për një vend në formacionin e javës.

“I ardhur në kampionat [Ligë 1] këtë dimër, Arbër Zenelit nuk iu desh shumë për t’u adaptuar në ekipin e ri. I mprehtë me top në këmbë dhe shumë i përdorshëm në sulm, kosovari ishte lojtari më i mirë i Reims kundër Amiens të shtunën”, shkruan uebsajti francez për Zenelin.

Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018 – ai i cili e udhëhoqi vendin drejt sigurimit të një vendi në play-off për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020 dhe drejt promovimit në Ligën C të Ligës së Kombeve – e kompletoi kalimin nga Heerenveni në Reims në fund të afatit kalimtar dimëror, duke u larguar nga liga elitare holandeze, Erevisie, si asistuesi më i mirë, me nëntë asiste dhe tri gola në 17 paraqitje

Që prej mbërritjes së tij në Reims më 26 janar, 24-vjeçari ka luajtur 18 minuta kundër Olympic Marseille, 6 kundër Toulouse, 40 kundër Rennes.

Por, dy javë më parë, ai fitoi vendin e titullarit kundër Montpellier, në një ndeshje që debutoi edhe me gol.

Zeneli ka pesë paraqitje për Reims, dy si titullar dhe ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asiste.

Formacioni më i mirë i javës në Francë:

Portier:  Marc-Aurèle Caillard (Guingamp)

Mbrojtës: Youcef Atal (Nice), Boubacar Kamara (Marseille), José Fonte (Lille)

Mesfushorë: Morgan Sanson (Marseille), Arber Zeneli (Reims), Flavien Tait (Angers), Nabil Fekir (Lyon)

Sulmues: Moussa Dembélé (Lyon), Radamel Falcao (Monaco), Memphis Depay (Lyon)

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.