E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ard Veliu, është Edi Rama i veshur polic
Publik News

Ard Veliu, është Edi Rama i veshur polic

 

 

Lear Kurti i riu i ndjerë, vdiq në një rrethanë e cila anon më tepër nga vrasja. Oficerë të policisë janë të dyshuarit kryesorë, mbi të cilët përveç ushtrimit të dhunës, mbeten ende të fshehura veprimet apo mosverpimet e tyre. Jemi përballë një rreziku të madh policor. Prokuroria thotë kryerje të veprimeve arbitrare dhe mosdhënie ndihmë.

Prokuroria shkruan se janë adnminsitruar pamjet e kamerave të sigurisë deri në momentin e konstatimit dhe dërgimit për ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare të Traumës.
Referimin e paska bërë Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, pra saktësisht drejtori i rikthyer Ardi Veliu. Ka dëshmi të bëra publike, si shokë të Kurtit, të cilët kanë pohuar se i ka pyetur Veliu, drejtori i AMP. Me çfarë statusi Veliu është marrës në pyetje, të dyshuarve dhe dëshmitarëve??! Kjo është çështje e nisur në kushte flagrance me vendngjarje dhe prokuroria është ajo që merr menjëherë në dorë çdo hetim të mundshëm, duke deleguar kryerje veprimesh e mbikqyrje të detajuar të tyre.

Por kemi Ard Veliun, i cili tremb prokurorinë, hetuesit. Dhe ajo çuditërisht e përfshin në bërjen e njoftimeve, duke qëndruar me kokë nga ky shef politik, kontrollor dhe prodhues shkeljesh të shumta në disa raste.
Sipas njoftimit zyrtar, akti i ekspertimit kimik i kryer nga një grup prej 5 ekspertësh, konkludon se në mbetjet e qeseve të gjetyra në stomak janë hasur gjurmë të lëndës së kokainës. Kemi një kryeministër arrogant si në të gjitha herët e tjera. kur del me vendime, duke deklaruar se policët e kanë kryer korrekt detyrën.

Dhe ky është mesazh për prokuroët se çfarë duhet të bëjnë për të orientuar hetimet në binarët e porosisë qeveritare. Ard veliu është modeli ushtarak zbatues milisekondësh urdhërave dhe dëshirave që zbresin nga Kryeministri Edi Rama. Arenc Çela i sapodekoruar nga KLP në krye të prokurorisë së Tiranës, zor se mund të dalë nga rreshti, kundër donatorëve të karrierës. Zellmadhi Veliaj, vajti të marrë me makinën e tij zyrtare të kërkuarin për trafik ndërkombëtar droge, Klement Balili, duke u shërbyer si taksist i tij, për faktin se ulte nivelin e stresit të kreut të ekzekutivit.

Mbuloi me baltosje, e njoftime të rreme, si trafikant e vrasës të riun Klodian Rasha, të vrarë nga policia. Gënjeu publikisht për ngjarjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, duke pohuar në krah të prokurorit Afred Shehu, prokuror i shëprblyer me SPAK, se nuk kishte materiale zgjedhore në mjetin e viktimës dhe miqve të tij. Gënjeshtër e zbardhur në procesin gjyqsor, ku u konfirmua e kundërta. Tashmë rikthehet në ngjarjen e fundit duke fshehur, shpërndarë lajme të rreme për të vdekurin Kurti, fshehur të vërtetën rreth sjelljes së oficerëve të policisë. Ky aksion i verbër, është tregues se struktura drejtuese e kontrollit të policisë, përjashtuar emra të pakët, është e gjitha nën një skenar kriminal. Deklarimet e vetme korrkete të kujdesshme janë ato të

Drejtorit të Përgjithshëm Rrumbullaku. Mungesa e shfaqjes së tij, një reagim i shkurtër, se po presim hetimet, janë një tregues se në këtë situatë po komandon Veliu, ose kryepolici i Ramës, ndryshe nga Rrumbullaku, në përpjekjen profesionale për të qenë kryepolici i policëve, ashtu si mendoi të vepronte paraardhësi tij Gledis Nano, që u shpërblye me shkarkim.
Ard Veliu, njeriu me problem serioze në raportin e vettingut, procesit të ndërprerë nga faktorë të dyshimtë interesi, është thjesht Edi Rama i veshur polic
Ngjashmëritë

Rama polici nën lëkurën e Ard Veliut
Kur Sajmir Tahiri u akuzua për trafik ndërkombëtar droge, Rama e mbrojti duke e quajtur ministrin më të suksesshëm në historinë policore, derisa rrugës e lëshoi pjesë pjesë. Oficerin denoncues Dritan Zagani e quajti kriminel, ndërsa antimafia italiane i nxori lakrat e Ramës dhe i dha të drejtë oficerit. Ashtu si më vonë edhe gjykatra në vendimet e formës së prerë. Kur vëllai i ministrit tjetër të brendshëm, Fatmir Xhafës, Geront, Agron Xhafa, u akuzua se vijonte trafikun e drogës, vepër për të cilën ishte dënuar në Itali me 7.2 vite, Rama ulëriste në medie se e kishte dëgjuar ai kasetën dhe nuk ishte zëri i vëllait të Fatmirit

Për Kodian Rashën, sërish Rama dhe Veliaj shkonin përditë te shtëpia e djalit të vrarë, për të bindur familjen se nuk ishte vrasje. Arriti deri atje sa nxori një vendim qeverie, të paprecedentë në këtë lloj, ku e quajti vrasjen e Rashës një aksident.
Kur oficeri Nuhu dëshmoi se vëllai deputetit Rrahman Rrahja kishte vënë armën në kokë në zyrë në postën e policisë në Fushë Krujë, kryeministri sokëllinte se kishte parë kamerat dhe kjo ishte gënjeshtër. E pastaj në vendimin e gjykatës, Prokurorët dëshmuan besnikëri symbyllur duke shkruar se kishte rënë rrufe në qiell pa re dhe kishte djegur kamerat në atë javë të ngjarjes.

Kur gazeta Bild botoi përgjime ku përfshihej Gjushi me bandat në vjedhjet masakër zgjedhore, Rama u tërbua, duke shkumëzuar se Gjushi ishte akullore, derisa akulloren e shkriu Departamenti Shtetit me një non grata korruptive
Kur DASH sërish foli për një non grata për Qifen, lideri global nuk pati fundshpinë të largojë nga grupi parlamentar socialist, as djalin as dhëndërrin e tij, sepse hesapet e vjetra e mbanin lidhur me frikën.
Ndaj polic Veliu, nuk është tjetër gjë në atë karrrrike, vetëm Edi Rama i veshur polic, për të mbaruar edhe një detyrë të rrasdhës
Atë të plaçkitjes së zgjedhjeve vendore 2023, e cila ka nisur..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.