E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ardi Veliu i dyshuar për falsifikim vizash por..
Lajme

Ardi Veliu i dyshuar për falsifikim vizash por..

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në daljen e tij përpara komisionit të vettingut ka bërë paraqitjen e tij pa avokat. Komisioni ka arritur të vërtetojë se ka përputhje të deklarimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, me të dhënat e marra nga institucionet.

Ka pasur informacione Veliu ka qenë i lidhur me falsifikimin e vizave dhe ka favorizuar në kalimin e klandestineve por nuk ka prova që tregojnë përfshirjen e tij.

Vlerësimi i Komisionit:

Veliu ka deklaruar një apartament në Tiranë me vlerë 79 mijë euro, i cili është në ndërtim e sipër, ndërsa ka shtuar se ka paguar deri më tani 37 mijë euro. Aktualisht, së bashku me bashkëshorten e tij, Veliu ka deklaruar se jeton në një shtëpi me qira në Tiranë.

Veliu ka deklaruar dhe një kredi 5 milionë lekë, dhe të ardhura familjare. Mbi këto të ardhura, ai ka deklaruar 750 mije lekë të depozituara. Ndërkohë ka edhe 5 mijë euro në bankë nga shitja e një automjeti. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar 2 milionë e 400 mije leke te dhuruara nga prindërit. Në deklaratën e prindërve të bashkëshortes së Veliut thuhet se shuma është dhuruar pas shitjes së një apartamenti në Vlorë. Sipas komisionit dhurimi është vlerësuar i ligjshëm.

Sipas komisionit të Jashtëm të Vlerësimit të efektivëve të policisë, ka përputhje të deklarimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, me të dhënat e marra nga institucionet.

Subjekti ka kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin. Nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk e ka fshehur pasurinë.

Lidhur me kontrollin e figurës, sipas DSIK, Veliu është pajisur me certifikatë sigurie dhe nuk ka procedime penale për të. Nga verifikimet e kryera, nuk rezulton që drejtori i Përgjithshëm i Policisë të ketë qenë i dënuar apo i përfshirë në Sigurimin e Shtetit.

Në vitin 2002 dhe 2003 dhe 2007 Ardi Veliu e ka ushtruar detyrën në Vlorë. Ka pasur informacione se ka qenë i lidhur me falsifikimin e vizave dhe ka favorizuar në kalimin e klandestineve. Por në denoncime nuk janë gjetur prova që të vërtetojnë përfshirjen e tij, raportoi komisioni i Vlerësimit.

Ndaj Veliut në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit ka pasur dy denoncime: Nga një person me argumentin se nuk ka mbajtur qëndrim korrekt në detyrë dhe një denoncim nga Sindikata e Punonjësve të Policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.