E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ardit Gjebrea dhe Lali Eri, mbjellin pemë në Parkun e Farkës
Lajme

Ardit Gjebrea dhe Lali Eri, mbjellin pemë në Parkun e Farkës

Autoriteti Mediave Audiovizive dhe kantautori e prezantuesi , Ardit Gjebrea, iu bashkuan aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 100 pemëve të reja pranë liqenit të Farkës, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital.

Parku i Liqenit të Farkës po shndërrohet në një nga hapësirat çlodhëse më të vizituara për komunitetin e shtuar të banorëve në këtë zonë, por edhe nga turistët ditorë për aktivitete sportive. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi prezantuesin Ardit Gjebrea dhe kryetarin e AMA-s, Gentian Sala, për ndihmën në mbjelljen e 100 pemëve dhe theksoi se kur gjërat e vogla bëhen me dashuri, rezultati është fantastik.

“Ndoshta, jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por siç thoshte Nënë Tereza, mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Të jam shumë mirënjohës për faktin që, si në skenë, si jashtë skene, mbetesh një artist model dhe më vjen mirë që falë këtij shembulli, edhe shumë të tjerë, ata që të ndjekin, apo shumë prej qytetarëve që kërkojnë mesazhe pozitive, do na bashkohen me këtë nismë”, nënvizoi Veliaj.

Duke e cilësuar si një nismë shumë të bukur mbjelljen e pemëve, kryetari i AMA-s, Gentian Sala, tha se institucioni që ai drejton do të planifikojë një buxhet të posaçëm për nisma të tilla. “Është nga aktivitetet më të bukura ku marrim pjesë. Mendoj që këtë çështje të mos e lëmë subjektive për zgjidhje, por vitin tjetër si Autoritet, të vëmë një fond të vogël në buxhetin e AMA-s vetëm për këtë qëllim”, u shpreh Sala.

Ai tha se Parku i Farkës është një projekt ambicioz, për t’i dhënë kryeqytetasve një tjetër hapësirë çlodhëse pas Liqenit Artificial. “Kemi bërë gjysmën e shëtitores dhe më vjen mirë që fundjavave ka filluar të gjallërohet, edhe pse nuk është hapur ende zyrtarisht. Për një pjesë të Tiranës, si zona e Dajtit, Farkës, Lundrës, Saukut, qytetarët kanë një park më afër banesës se parku i Liqenit”, tha ai.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.