E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Argjentina  prek finalen me meritë ndaj Alglisë
Sport

Argjentina prek finalen me meritë ndaj Alglisë

Finalja e Botërorit do të jetë Spanjë-Argjentinë.

Lionel Messi me shokë kanë arritur të marrin një fitore të vështirë me Anglinë në minutat shtesë, teksa fillimisht kaluan në disavantazh.

Gordon kaloi në avantazh Anglinë, në një ndeshje që po kontrollohej kryesisht nga britanikët.

Pas golit, ndeshja ndryshoi totalisht.

Kjo më së shumti jo prej lëvizjeve të trajnerit argjentias Scaloni, por atij të Anglisë, gjermanit Tuchel.

Ky i fundit e tërhoqi ekipin komplet në mbrojtje dhe vendosi të luante me pesë mbrojtës.

Gabimi ishte fatal pasi hoqi një mesfushor dhe një sulmues, Rice dhe Gordon, dy ndër më të mirët, për të futur dy mbrojtës në lojë, duke ia lënë fushën totalisht argjentinasit.

Dhe këta të fundit e shfrytëzuan më së miri dhuratën, duke barazuar me Enzo Fernandez dhe pastaj duke shënuar golin e fitore me Lautaro Martinez.

Argjentina tashmë do të përballet me Spanjën, ndërsa Anglia zhgënjen edhe një herë tjetër, por kësaj radhe më së shumti jo për faj të vet, por të trajnerit, që me gjasë do të kritikohet gjatë për vendimet e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.