E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arinjtë polarë në Arktik po hanë këlyshët e tyre
Publik News

Arinjtë polarë në Arktik po hanë këlyshët e tyre

Kanibalizëm mes arinjve polarë

Rastet e arinjve polarë që po hanë njëri-tjetrin sa vijnë e rriten.

Sipas një shkencëtari të Akademisë së Shkencave në Rusi, kjo ndodh për shkak të shkrirjes së akujve, veprimtarisë njerëzore dhe zvogëlimit të hapësirave të gjuetisë.

“Kanibalizmi mes arinjve polarë ka qenë më i rallë në të kaluarën, ndërkohë që së fundmi raportohet të ketë rritje rastesh”, tha Ilya Mordivintsev, studiues i Ekologjisë dhe Evolucionit.

Mordvintsev beson se ka dy shkaqe kryesore të mundshme për këtë rritje të kanibalizmit të arinjve; ushqimi i pamjaftueshëm dhe shtimi i njerëzve në Arktik.

Kjo ka bërë që meshkujt e mëdhenj të sulmojnë femrat dhe kryesisht këlyshët e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.