Armand Duka fiton për herë të pestë drejtimin e FSHF-së
Pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, rezultatet kanë konfirmuar Armand Dukën si President të këtij institucioni.
Në raundin e parë, Duka mori 39 vota, përkundrejt rivalit të tij Fino, i cili mori 22 vota. Ndërkaq kandidati i tretë në garë, Shpëtim Hala, nuk mori asnjë votë dhe u skualifikua nga raundi i dytë i votimeve.
Pas përfundimit të raundit të parë, 4 vota u shpallën të pavlefshme dhe anëtarët e komisionit të numërimit u kërkuan delegatëve, që të votonin qartësisht sipas rregullave, për të shmangur çdo problem në numërim.
Ky është mandati i pestë i Armand Dukës në krye të FSHF-së, pasi ai e drejton intitucionin në fjalë prej 16 vitesh radhazi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



