E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i Kreut të Bandës së Shijakut, Astrit Avdylit
Lajme

Arrestimi i Kreut të Bandës së Shijakut, Astrit Avdylit

 

Pas arrestimit të kreut të bandës së Shijakut, Astrit Avdylit, brenda 72 orësh atij do t’i komunikohet masa e sigurisë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me shumë mundësi, masa e dhënë do të jetë ajo e dhënë më parë në mungesë.

Ekzistonin lidhje midis organizatave kriminale më të njohura në vend.

Këto organizata trafikonin kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine kryesisht drejt vendeve të BE-së, të drejtuara pikërisht nga Shijaku e Maminasi. Spikaste banda e Avdylajve të Shijakut, që bashkëpunonte me një grup kriminal të njohur në Shkodër. Disa prej tyre janë subjekte të drejtësisë, si banda e Bajrave në Shkodër dhe e Ndokajve në Lezhë, që drejtohej nga deputeti socialist Arben Ndoka.

Pritet që në minutat në vijim të kemi detaje të reja rreth arrestimit të tij.

Ndërkohë, brenda 72 orësh pritet që ai të dalë para Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u njohur me masën e sigurisë. Nuk ka diskutim që masa e sigurisë do të jetë ajo e marrë më parë në mungesë, përballë fakteve dhe akuzave të rënda që janë ngritur ndaj tij, të afërmëve dhe bashkëpunëtorëve që nuk janë kapur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.