Arrestohen përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës dhe dy punonjës!
Tre punonjës të zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës janë arrestuar pasditen e sotme nga policia.
Panorama.al mëson se në pranga është vendosur përgjegjësi i zyrës së urbanistikës Rubin Hekurani dhe një punonjës tjetër, Klaudio Mehmetaj, ndërkohë emri i personit të tretë nuk është bërë i ditur.

Mësohet se ata janë arrestuar për shkelje në një leje ndërtimi në rrugën Trasballkanike.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me arrestimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



