E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Publik News

Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka rrestuar në flagrancë një 42-vjeçar, pasi u dorëzoi efektivëve dokumenta për të lëvizur të falsifikuara si dhe një distinktiv policie fals.

Shtetasi Z.GJ është ndaluar nga postblloku i policisë, pasi po qarkullonte me makinë jashtë orarit të lejuar, dhe është konstatuar se dokumentat që ka dorëzuar kanë qenë të falsifikuara.

Po ashtu është gjobitur me 10 mijë lekë të reja edhe pasagjeri në makinë.

Njoftimi i policisë

Përdorte dokument të falsifikuar për të qarkulluar gjatë orarit për qëndrim në banesë, në kuadër të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Ndëshkohet edhe pasagjeri, me masë 10.000 lekë, për thyerje të rregullit të ndalimit të lëvizjes për këmbësorë pas orës 13:00, pa ndonjë aryse.

Strukturat e DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për zbatimin e masave kufizuese, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Z. Gj. 42 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip Audi, u ndalua nga shërbimet e Policisë për kontroll të autorizimit për lëvizje. Ky shtetas u ka paraqitur punonjësve të Policisë një dokument dhe distinktiv të “Europolice”.

Nga verifikimet paraprake me Europolin rezulton se këto dokumente janë të falsifikuara.

Gjithashtu, është ndëshkuar me masë administrative, për moszbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për masat ndaj COVID-19”, pasi ka thyer rregullin e vetëkarantinimit, edhe pasagjeri që udhëtonte me shtetasin e arrestuar në flagrancë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.