Arrestohet bashkëshorti i ish-ministres së Partisë Socialiste
Kujtojmë që Molliqaj është bashkëshorti i Besa Shahinit, e cila ka shërbyer si ministre e Arsimit në qeverinë Rama.
Po ashtu Molliaqaj ka qenë dikur pjesë e “Lëvizjes Vetëvendosje” nga e cila u largua duke themeluar PSD-në.
Arrestimet kanë ardhur pas një proteste të zhvilluar para Ministrisë së Drejtësisë ku aktivistë të PSD shkruan me spraj mbi makina fjalën“zhvatës”.



Reagimi i plotë i PSD
Gjatë aksionit të sotëm për të shfaqur zhvatjen që pushteti i Kurtit po e bën ndaj qytetarëve, duke taksuar shtesë regjistrimin e makinës e duke krijuar monopol për një kompani, policia ndërhyri dhunshëm për ta ndërprerë aksionin duke arrestuar e lënduar brutalisht aktiviste e aktivistë të PSD-së.
Policia, nën urdhërat e Kurtit, me përdorim brutal të dhunës po dëshiron të shtyp këdo që kundërshton atë. Zhvatja ndaj qytetarëve nuk guxon të kaloj heshtur e nën kërcënimin e dhunshëm e brutal të pushtetit.
Kërkojmë urgjentisht që aktivistet e aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



