E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet gardiani i burgut në Vlorë, tentoi të fuste në qeli…
Lajme

Arrestohet gardiani i burgut në Vlorë, tentoi të fuste në qeli…

Hysni Mustafaraj me funksion gardian në burgun e Vlorës është vënë në pranga e policisë pasi dyshohet se futi ne ambientet e vuajtjes së dënimit një mjet prerës.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë bën me dije se Hysni Nimet Mustafarai, lindur e banues në Vlorë, me detyrën punonjës policie i rolit bazë në grupin e sigurisë dhe shoqërimit në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (IEVP) Vlorë.

Arrestimi i tij është bërë pasi më datë 02.03.2018 gjatë kontrollit fizik të ushtruar nëpërmjet skanerit, përpara marrjes së shërbimit, iu gjet: Një pajisje metalike e kromuar, në të cilën ndodhen të integruara një pincë me gjatësi rreth 6 cm e përbërë dhe një mini kaçavidë, tip kryq, me gjatësi 3.5 cm.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka konsumuar  elementë të veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, i Kodit Penal, i ndryshuar.

Materialet i proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.