E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet kreu i kartelit “Sinaloa”, bashkëpunëtor i “El Chapos”
Lajme

Arrestohet kreu i kartelit “Sinaloa”, bashkëpunëtor i “El Chapos”

Bosi i madh dhe themeluesi i Kartelit të Sinaloas, Ismael “El Mayo” Zambada, i njohur si bashkëpunëtor i “El Chapos” u arrestua në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Joaquin Guzman Lopez , djali i El Chapo (emri i vërtetë Joaquin Guthman) u arrestua bashkë me të.  Ai qëndronte në arrati prej dekadash dhe konsiderohet si trafikanti më i madh i narkotikëve në botë.

Në gjyqin e El Chapos në vitin 2019, avokatët e tij pretendonin se ishte El Mayo kreu i vërtetë i  organizatës. Ata e akuzuan El Mayon se kishte korruptuar të gjithë qeverinë meksikane në mënyrë që të jetonte i lirë.

Për kapjen e El Mayos DEA ofronte një shpërblim prej 15 milionë dollarësh.

Autoritetet amerikane thonë se Karteli i Sinaloas është furnizuesi më i madh i narkotikëve në SHBA, kryesisht kokainë dhe fentanil. Kjo e fundit konsiderohet si shkaktarja kryesore e vdekjes së amerikanëve të grupmoshës 18-45 vjeç.

Thabada ishte për dekada kreu i operacioneve të kontrabandës së kartelit, por mbajti një profil të ulët.

Ata përballen me një sërë akuzash nga prokurorët amerikanë për rolin e tyre në aktivitetet e bandës, veçanërisht prodhimin dhe trafikimin e fentanilit, një opioid shumë vdekjeprurës.

Përdorimi i fentanilit, sipas autoriteteve, është shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18-45 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.