E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet pas një viti në kërkim për vrasje, Luçian Mhilli
Lajme

Arrestohet pas një viti në kërkim për vrasje, Luçian Mhilli

Vrau 33-vjeçarin Valter Fjerza me armë zjarri në bashkëpunim me vëllezërit

Policia ka vendosur në pranga një 21-vjeçar si autor i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit, Valter Fjerza, krim i ndodhur rreth një vit më parë në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

valter fierza vrasje shkoder

Në pranga ka rënë i riu Luçian Mhilli, i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij Klodian e Paolo Mhilli, të arrestuar më parë nga policia, vranë Valter Fjerzën pas një konflikti të çastit, në afërsi të një lokali.

Ndaj 21-vjeçarit, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu më 8 shtator u arrestua edhe 39-vjeçari Enton Dushaj, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe po punon për kapjen e shtetasit me iniciale A. M., të kërkuar për të njëjtat vepra penale.

Pas ngjarjes, nga kontrollet në lokalin në afërsi të vendit ku u krye vrasja, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa, në trajtë boçeje, që dyshohet se posedohej nga 5 shtetasit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.